Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaAsistentja parlamentare e PE-së: Nuk ka rrezik që Kosova të mos futet...

Asistentja parlamentare e PE-së: Nuk ka rrezik që Kosova të mos futet në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së

Asistentja parlamentare e PE-së, njëherësh avokuese e madhe e sovranitetit të Kosovës, Federica Woelk, tha se Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Jo, nuk mendoj se ASM është kusht për anëtarësimin e Kosovës në KE. Mendoj se disa MS e përdorin atë si justifikim, por është shumë e qartë nga raporti se anëtarësimi i Kosovës nuk varet nga ASM. Jo, nuk ka absolutisht asnjë rrezik që Kosova të mos përfshihet në agjendën e Këshillit të Ministrave të KE-së. E kaloi me sukses hapin e parë, ata nuk mund të kthehen tani, është shumë vonë dhe do të ishte e turpshme për institucionin e këshillit të Evropës”, tha Woelk.

Sipas Woelk, çështja e themelimit të Asociacionit po keqpërdorët nga disa shtete që po dëshirojnë të mbajnë raporte të mira ne Serbinë.

“Dhe jo, Asociacioni NUK është kusht. Italia po e keqpërdor këtë për të mbajtur marrëdhënie të mira me Serbinë, por ASKUSH nuk e vuri si kusht dhe raporti është mjaft i qartë duke thënë se PAS anëtarësimit Kosova do të duhet të punojë për këtë, jo më parë”, tha Woelk për RTV21.Mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evrpës pritet të mbahet më 17 Maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments