Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaAsamblisti i PDK’së: Komunës së Prishtinës i tepruan 46 milionë euro, qeverisja...

Asamblisti i PDK’së: Komunës së Prishtinës i tepruan 46 milionë euro, qeverisja e Ahmetit dështim total

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës (PDK), Leotrim Retkoceri ka bërë të ditur se qeverisjes së kryeqytetit i kanë tepruar nga viti i kaluar buxhet prej 46 milionë euro.

Sipas tij, nëse gjatë një viti kur vendi ishte në krizë me pandeminë, një komune i kanë tepruar këto mjete, ky mund të konsiderohet mosmenaxhim i duhur, ose siç thotë ai dështim total.

Madje ai thotë se qeverisja e Shpend Ahmetit ka manipuluar me problemet dhe nuk ka investuar ku pa pasur nevojë, duke shtuar se në çdo sektorë ka stagnim.

“Këtë vit ka hyrë buxheti për bartje i cili ka kapur shumën 46 milionë euro, që kanë qenë buxhet i tepruar apo jo i realizuar nga kjo qeverisje, dhe çka do të thotë kjo që në një vit të krizës të teprojnë 46 milionë euro dhe mos të realizohen aty në investime kapitale ose në projekte të parapara është një dështim total i komunës së Prishtinës. Kjo qeverisje na ka përcjell për vite të tëra sepse si çdo qeverisje populiste edhe Shpendi në fillim ka ardhur duke manipuluar me problemet dhe jo duke gjetur zgjidhje për t’i dhënë zgjidhje të vërtetë problemeve, kjo mendoj që është treguesi më i mirë se nuk është menaxhuar mirë”, ka shtuar ai për EO.

Retkoceri thotë se Ahmeti nuk ka arritur që të realizojë as 20 të premtimeve të bëra, duke mosarritur që të përmbushur as një për qind të nevojave të qytetarëve.

“Uroj që në zgjedhje tjera Prishtina mos ta pësojë fatin e njëjtë që të ketë një qeverisje që u humb plot tetë vite. Pra janë tetë vite të humbura për Prishtinën dhe nuk mendoj që qytetarët e Prishtinës kanë më kohë që t’ia besojnë votën e tyre dikujt që nuk mund të realizojë as 20% të premtimeve të tij e lë më 1% të nevojave që ka kryeqyteti jonë”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments