Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit në derbin që po luhet në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.

Nuk kaloi as një minutë dhe u shënua goli i parë në Emirates, me Gabriel Martinellin që ishte realizuesi.

Ishte martin Odegaard, ai që asistoi te braziliani, që tundi rrjetën e bashkëkombësit të tij, Alisson Becker.

Ky është goli i katërt i Martinellit deri më tani në këtë sezon, ndërsa ka edhe një asistim.