Friday, May 3, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohet i dyshuari që u merrte qytetarëve deri në 5 mijë euro...

Arrestohet i dyshuari që u merrte qytetarëve deri në 5 mijë euro për sigurimin e vizave shengen

Policia e Kosovës, pas hetimeve të gjata kundër të dyshuarit mashkull, kosovar me iniciale (A.G.), nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “kontrabandim me migrantë”, ku konkretisht dyshohej se i njëjti person, qytetarëve të Kosovës ju ka siguruar viza Shengen, në Ambasadën e një shteti të huaj, në një shtet tjetër jashtë RKS-së.

 

Sipas informatave i dyshuari për sigurimin e një vize, viktimave ua merrte shuma të ndryshme të parave, konkretisht nga 3 mijë deri në 5 pesë mijë euro.

“Pas veprimeve të nevojshme ligjore nga Policia Kufitare e Kosovës dhe koordinimit edhe me autoritetet e shtetit respektiv, ku ndodhej ambasada e shtetit të huaj, sot më 27.10.2021 me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmitë si në vijim: Një (1) Revole 7.65 “Cr. Zastava”, tridhjetë e dy (32) Plumba të revoles 7.65 mm, këllëf i revoles (Cr Zastava), Një (1) Revole Ekol Aras Magnum, Trembëdhjetë (13) Plumba me gaz të revoles Ekol Aras Magnum, Një (1) Iphone 11 Pro Max, mbi gjashtë mijë (6000) euro para të gatshme, si dhe dinar të Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Renda, i njëjti dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments