Friday, May 10, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohet i dyshuari për plagosjen e një gruaje dhe një burri në...

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e një gruaje dhe një burri në Bardhosh të Prishtinës

Dy persona mbetën të plagosur sot në fshatin Bardhosh të Policisë.

 

Por pak orë më vonë i dyshuari në këtë rast është arritur të arrestohet.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës të cilët kanë theksuar se gjatë bastisjes në dy lokacione ka rezultuar me konfiskimin e një arme të zjarrit, e cila më pas është konfiskuar në cilësi të provës materiale.

“Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments