Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaArrestohet Andi Fosa, me “Call Center” në Kosovë kishte mashtruar qytetarët gjerman...

Arrestohet Andi Fosa, me “Call Center” në Kosovë kishte mashtruar qytetarët gjerman duke përfituar mbi 30 milionë euro

Policia e Kavajës në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, Interpol Tirana, FAST Kosova dhe FAST Albania arrestoi 33-vjeçarin Andi Fosa nga Kavaja me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë, ku është i implikuar në veprimtarinë kriminale të mashtrimit me anë të Call Center-ve të disa shtetasve gjerman.

Fosa ishte në kërkim të ndërkombëtar dhe me “Call Center”-in e tij dyshohet të ketë përfituar rreth 30 milionë euro.

Ai ishte në drejtimin e një grupi kriminal që kishin përfituar vlera të mëdha monetare duke mashtruar për 3 vite qytetarët gjerman me lloto online.

Nga një operacion që ishte zhvilluar në Prishtinë në mars të këtij viti në bashkëpunim të Policisë së Kosovës dhe asaj gjerman, në banesën e Fosës ishin sekuestruart mbi 2 milionë euro.

Nga aksioni i muajit mars ishin arrestuar 18 persona pasi kishin bashkëpunuar me Andi Fosën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments