Tuesday, May 14, 2024
HomeBotaAplikimet për lotarinë amerikane, Ambasada jep njoftim të rëndësishëm për shqiptarët

Aplikimet për lotarinë amerikane, Ambasada jep njoftim të rëndësishëm për shqiptarët

Ditën e djeshme u hap zyrtarisht aplikimi për lotarinë amerikane 2023, ndërkohë që sot ambasada amerikane ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët.

 

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook ambasada ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët shqiptarë që të mos bien pre e mashtrimeve duke paguar para për regjistrimin.

‘Mbrojeni veten nga mashtrimet: Nuk nevojiten para për t’u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023. Për informacion të detajuar, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov’, shkruhet në postimin e ambasadës.

Aplikimet për lotarinë amerikane u hapën ditën e djeshme dhe do të vijojnë deri më 9 nëntor, ku të gjithë shtetasit shqiptar të cilët kanë një arsim të mesëm ose dy vite eksperiencë pune mund të aplikojnë për të qenë kandidatë të mundshëm.

\

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments