Tuesday, April 30, 2024
HomeSportAnglisë do t’i ndalohet ‘parada e fitores’ nëse fitojnë Kampionatin Evropian

Anglisë do t’i ndalohet ‘parada e fitores’ nëse fitojnë Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Anglisë nuk do të këtë leje për paradën e fitores në rast që fitojnë Kampionatin Evropian.

 

Skuadra e Gareth Southgate ka arritur në gjysmëfinale të “Euro 2020” pas fitore 4-0 ndaj Ukrainës në çerekfinale.

Në ndeshjen e radhës, “Tre Luanët” do përballen me Danimarkën dhe në rast të fitores do kenë shansin për të fituar turne për herë të parë që nga viti 1966, kur fituan Kupën e Botës.

Sidoqoftë, edhe nëse ia menaxhojnë të fitojnë Kampionatin Evropian, anglezët nuk do t’iu lejohet të zhvillojnë paradën e fitores shkaku i COVID-19.

COVID-19 ia ndalon Kombëtares të dalin me autobus në rrugë që të festojnë trofeun.

Sipas The Times, alternativa mund të jetë që Anglia të jep tiketa për në “Wembley” ose në ndonjë stadium tjetër.

Kujtojmë, se ndeshja mes Anglisë dhe Danimarkës zhvillohet këtë të mërkurë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments