Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKronik e zezëAnëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent, Qeveria themelon grup punues

Anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent, Qeveria themelon grup punues

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar sot objektivat e Grupit Punues Ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO.

Ai tha se me themelimin e këtij grupi synohet avancimi i procesit të integrimit të Kosovës na NATO si dhe Kartën e Adriatikut A5.

Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues Ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO. Duke pasur parasysh prioritetin e Kosovës për anëtarësim në NATO, MPDJ ka propozuar formimin e grupit ndërinstitucional për integrimin e vendit tonë në NATO. Objektivat kryesore të këtij grupi do të kenë avancimi i procesit të integrimit në NATO, përfshirja sa më e shpejtë e Kosovës në partneritetin për paqe, anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut A5, fuqizimi i Republikës së Kosovës në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar të sigurisë, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët strategjik ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ndërkaq ministrja Donika Gërvalla tha se është e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet urgjentisht në NATO.

“Të gjitha verimet dhe vendimet e Republikës së Kosovës tregojnë qartë orientimin demokratik dhe paqedashës të shtetit tonë. Në anën tjetër Kosova dhe shtete e tjera pro perëndimore në rajon për përballen çdo ditë e më shumë me veprime destabilizuar nga Rusia përmes vartësve të saj. Duke marrë parasysh kontekstin aktual të agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe synimeve për destabilizim dhe minim të të gjitha progreseve euro-atlantike, një kërcënim për vendin rajonin dhe paqen globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments