Saturday, May 18, 2024
HomeSportAncelotti e komenton fitoren ndaj Chelseat dhe atë se çka pret në...

Ancelotti e komenton fitoren ndaj Chelseat dhe atë se çka pret në Londër

Carlo Ancelotti ndihet i kënaqur me fitoren e Real Madridit ndaj Chelseat me rezultat 2:0 mbrëmë.

Trajneri italian e ka përshëndetur lojën e madrilenëve, por insiston se në ndeshjen e kthimit “Los Blancos” duhet të luajnë edhe më mirë në Londër.

Golat e Karim Benzemas dhe Marco Asensios ia dhanë një avantazh kampionit aktual evropian pas ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“E kemi bërë një lojë perfekte këtu dhe duhet ta përsërisim atë në Londër për ta arritur gjysmëfinalen. E kemi nisur lojën me objektiv që ta sigurojmë një avantazh para lojës së kthimit dhe e kemi bërë këtë. Chelsea është një skuadër e shkëlqyeshme dhe në disa momente na është dashur të vuajmë”, deklaroi Ancelotti në mikrofonin e UEFA-s, përcjell “Gazeta Express”.

“Ne u angazhuam shumë për ta rimarrë topin dhe për të bërë presion kur ishim numerikisht të barabartë dhe kjo na harxhoi sadopak energjitë. Jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm, ndërsa në Stamford Bridge dua që të luajmë edhe më mirë. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, ne duhet ta menaxhojmë sa më mirë avantazhin tonë”, përfundoi Ancelotti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments