Thursday, May 9, 2024
HomeLajmeKosovaAnalisti politik Ismail Tasholli ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Albin...

Analisti politik Ismail Tasholli ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti kur ky i fundi u pyet nëse kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tasholli ka thënë se Kurti ka mund të jetë ushtar vetëm në Counter-Strike. Ai tha se nuk do donte të ishte në lëkurën e Kurtit në momentin kur po përgjigjej para gazetarëve për këtë çështje. “Mos qofsha në lëkurën e zotit Kurtit kur provohet që nga një situatë të nxirret ajo që nuk ka qenë. Faktisht kemi definime të sakta se çka është luftëtar, nëse e marrim në aspektin e përgjithësuar secili ka qenë luftëtar, madje kemi edhe deklarata që thonë se i tërë populli ishe UÇK dhe UÇK-ja lindi nga populli”, tha Tasholli në T7. “Por nëse fillojmë dhe kategorizojmë se çfarë është luftëtar që lidhet me luftën aktive të drejtpërdrejtë, zotëri Kurti ka mund të jetë ushtar vetëm në Counter-Strike. Ai ka edhe deklarata që nuk i beson luftës, që nuk do ta merrte kurrë pushkën në dorë”, shtoi ai.

Kandidati për kryetar nga radhët e LDK’së për Komunën e Prishtinës, Përparim Rama, njëherësh edhe arkitekt, ka shprehur mbështetjen e tij për kryetarin e këtij subjekti, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar si vizionar.

Rama në Klan Kosova ka deklaruar se beson fuqishëm në lidershipin e Abdixhikut, derisa njoftoi se erdhi nga Londra që të takohej me të.

“Nuk jam i anëtarësuar në LDK, por do garojë kandidat i saj. Besoj fuqishëm në Lumirin, i cili po bën reformat ë mëdhaja përbrenda LDK’së, e shoh si njeri vizionar, me ide përparimtare, interesi i tij shihet”, deklaroi ai.

Tutje, ai bëri me dije se si ra në kontakt me kryetarin e LDK’së.

“Një mik i përbashkët mes meje dhe Lumirit më ftoi, dhe si shenjë respekti ndaj një lideri të ri vendosa që të vijë dhe të kemi bisedë më të përafërt. Kam ardhë nga Londra për njerëzit e Prishtinës”, ka bërë me dije Rama.

Kandidati për kryetar të Prishtinës tregoi edhe pse i hyri kësaj gare për zgjedhjet lokale.

“Fillimisht jam i Prishtinës, kam lind këtu, dhe kam jetu këtu deri në moshën 16 vjeçare. Pra që 17 vite jam edhe në Prishtinë edhe në Londër. Prishtinën e du me shpirt, se jam i këtij vendi. Ndërlidhja ime me Prishtinën është më shumë një dashni mes meje dhe Prishtinës. Unë vij shumë shpesh, 1 herë në muaj vi në Prishtinë. Jam marrë me projekte të ndryshme”, tha Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments