Friday, May 17, 2024
HomeLajmeAmbasadorja Ines Demiri merr pjesë në diplomimin e studentëve shqiptarë në ...

Ambasadorja Ines Demiri merr pjesë në diplomimin e studentëve shqiptarë në shkollën e mirënjohur “Givat Haviva International School” (GHIS).

Ambasadorja e  Kosovës në Izrael , Znj.Ines Demiri morri pjesë në diplomimin e studentëve shqiptarë në shkollën e mirënjohur “Givat Haviva International School” (GHIS).
Postimi i plotë:
Të rinjtë tanë vazhdojnë të na bëjnë krenarë edhe këtu në Shtetin e Izraelit. Z. Alexander Massey, z. Jon Jusufi dhe z. Fatjon Shllaku janë bashkatdhëtarët e radhës të cilët me sukses të shkëlqyeshëm e përfunduan shkollimin në shkollën e mirënjohur “Givat Haviva International School” (GHIS). Dje, në Givat Haviva të Izraelit, pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të merrja pjesë në ceremoninë e diplomimit të tyre. Jam e sigurt se përvoja që studentët tanë fituan gjatë shkollimit dhe qëndrimit në Izrael do t’u shërbejë për miqësi afatgjata me bashkëmoshatarët e tyre nga Izraeli dhe e gjithë bota, për thellimin e lidhjeve mes institucioneve kosovare dhe GHIS dhe ndërmjet shteteve tona në përgjithësi.
Në katër vjetët e fundit, njëmbëdhjetë të rinj nga Republika e Kosovës janë shkolluar në këtë institucion arsimor. Edhe kësaj radhe e vizitova muzeun Moreshet Heritage House, në kuadër të Qendrës Givat Haviva, ku një dhomë e veçantë i është kushtuar miqësisë dhe historisë mes popullit shqiptar dhe atij hebre. Aleksandrit, Jonit dhe Fatjonit u uroj suksese të vazhdueshme në të gjitha rrafshet.
Our youngsters continue to make us proud here in the State of Israel as well. My fellow compatriots, Mr. Alexander Massey, Mr. Jon Jusufi and Mr. Fatjon Shllaku have successfully completed their studies at the renowned “Givat Haviva International School” (GHIS). Yesterday, in Givat Haviva, I had the distinct honor and pleasure to be part of their graduation ceremony. I am sure that the experience that our students gained during their studies and stay in Israel will result in lasting friendships with their peers from Israel and around the world, but it will also contribute to deepening the ties between Kosovar institutions and the GHIS and between our countries in general.
In the past four years, eleven youngsters from the Republic of Kosova have pursued education at GHIS. I took this opportunity to visit, once again, the Givat Haviva Center’s Heritage House Museum, where a special room is dedicated to the friendship and history between the Albanian and Jewish peoples. I wish Alexander, Jon and Fatjon continued success in all areas. 🇽🇰
🇮🇱
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments