Friday, March 29, 2024
HomeLajmeAmbasadori i Zvicrës ne Prishtinë Thomas Kolly takon shefen e re te...

Ambasadori i Zvicrës ne Prishtinë Thomas Kolly takon shefen e re te diplomacise kosovare znj.Gërvalla

Shefja e dioplomacise kosovare Zonja Gërvalla ka falënderuar ambasadorin Kolly për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, që prej periudhës së paraluftës e në vazhdimësi. Ajo ka thënë se shteti zviceran është një vend mik dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës.
Znj.Gërvalla ne kete takim me amabdorin helevtik marëdhniet me Zvicrën i ka cilesuar  tejet të shkëlqyeshme dhe se do të vazhdohet edhe më tej me kultivimin e tyre në shumë sfera. Në këtë kontekst, Ministrja e Jashtme ka përmendur edhe rolin e diasporës shqiptare, e cila është një urë lidhëse shumë e rëndësishme ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij zvicera, njofton korrespondentja nga Prishtina e gazetes zvicerane ne ship Le Canton27.ch

Në takim është diskutuar edhe për situatën me pandeminë dhe të dyja palët kanë theksuar nevojën e zbatimit të masave mbrojtëse. Ministrja Gërvalla ka thënë se kjo situatë kërkon solidaritet, ndaj ka shfaqur shpresën edhe në ndihmën e shteteve mike në mënyrë që Kosova, në një ta ardhme të afërt, të mund të sigurojë sasinë e vaksinave për të gjithë qytetarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments