Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeAmbasadori gjeman rreshtohet krah zyrës së BE-së në përkrahje të Osmanit lidhur...

Ambasadori gjeman rreshtohet krah zyrës së BE-së në përkrahje të Osmanit lidhur me Kryeprokurorin

Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, gjatë ditës ka reaguar në përkrahje të vendimit të presidentes Vjosa Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Një qëndrim të ngjashëm me shefin e Zyrës së BE-së e ka ndarë edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili ka rishpërndarë qëndrimin e shefit të Zyrës së BE-së ku kërkon respektim të parimeve dhe standardeve në përzgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit.

Osmani ka deklaruar se nuk do ta dekretojë Isufajt për Kryeprokuror pasi sipas saj janë bërë një varg shkeljesh deri tek propozimi i emrit të tij nga KPK.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments