Friday, May 17, 2024
HomeSportAlexander Arnold tregon kush janë dy lojtarët që do t’i transferonte te...

Alexander Arnold tregon kush janë dy lojtarët që do t’i transferonte te Liverpooli

Trent Alexander Arnold ka dhënë disa komente interesante në paraqitjen e tij të fundit për media.

 

Një nga mbrojtësit më të mirë në botë në pozitën e tij, Arnold, është pyetur se kush do të ishin dy lojtarët që do t’i transferonte te Liverpool, në video-lojën FIFA.

TAA ka zgjedhur një mesfushor dhe një sulmues për transferimet e tij. Njëri luan me Manchester City, tjetri me Tottenham Hotspur, përcjell lajmi.net. Bëhet fjalë për Kevin De Bruyne dhe Heung Min Son.

“De Bruyne dhe Son”, ishte përgjigja e shkurtër e Arnold.

“De Bruyne sepse e pëlqej shumë si lojtar. Vizioni i tij, teknika, saktësia. Lojtar i shkëlqyer. Asistet dhe shanset që krijon ai janë të mahnitshme”, shtoi mbrojtësi.

“Son, përsëri, lojtar i shkëlqyer. Shpejtësia, finalizimi”, ishin përgjigjet e TAA.

Trent vlerësohet nga shumë ndjekës të futbollit si mbrojtësi më i mirë në krahun e djathtë në futbollin aktiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments