Friday, May 3, 2024
HomeLajmeKosovaAleksandër Lumezi urdhëron rishqyrtim të rastit të dhunimit të 15 vjeçares ku...

Aleksandër Lumezi urdhëron rishqyrtim të rastit të dhunimit të 15 vjeçares ku një person u dënua vetëm 8 muaj

Gjatë ditës së djeshme është raportuar një skandal në kuadër të gjyqësorit të Kosovës.

 

Gjykata Themelore në Pejë kishte marrë vendim që të dënojë vetëm 8 muaj e tetë ditë burgim personin që dhunoi 15 vjeçaren në Gjakovë.

Përpos kësaj, dënimi me 8 muaj e 8 ditë burgim nuk mund të rritet, pasi Prokuroria e Pejës është pajtuar me lartësinë e këtij dënimi, pasi nuk ushtroi ankesë në Gjykatën e Apelit.

Lidhur me këtë së fundi ka reaguar edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Lumezi ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, që të rishqyrtojë lëndën penale të prokurores Lirije Morina dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme sipas ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale PP.nr. 68/12 të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në reagim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments