Saturday, May 4, 2024
HomeSportAl-Hilal dëshiron ta bëjë Messin fubollistin më të paguar në botë

Al-Hilal dëshiron ta bëjë Messin fubollistin më të paguar në botë

Klubi i Arabisë Saudite, Al-Hilal ka ofruar ta bëjë Lionel Messin lojtarin më të paguar në botë në një marrëveshje të propozuar që do të eklipsonte atë të Cristiano Ronaldos në rivalët e Al-Nassr.

Ronaldo kompletoi një lëvizje mahnitëse te klubi me bazë në Riad, Al-Nassr në fund të vitit 2023 dhe fiton rreth 200 milionë euro në vit – paga më e madhe e çdo futbollisti në planet.

Kontrata përfshin gjithashtu të drejtat e tij të imazhit dhe disa përgjegjësi kontraktuale.

Rivali sportiv afatgjatë i Ronaldos, Messi, gjithashtu mund të jetë gati t’i bashkohet atij në vendin e Lindjes së Mesme pasi e ardhmja e tij në Paris Saint-Germain duket më e pasigurt se kurrë.

Krahas Sergio Ramos, bisedimet për kontratën e tij janë pezulluar nga gjigantët e Ligue 1.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments