Wednesday, April 24, 2024
HomeTjeraKuzhinaAkullore shtëpie me kakao – Receta e shijshme për ditët e verës

Akullore shtëpie me kakao – Receta e shijshme për ditët e verës

Krejt e lehtë, e shëndetshme dhe me shije të freskët.

 

Akullorja e shtëpisë është padyshim një delikatesë fantastike, e cila shijon pa masë, sidomos tani që temperaturat janë rritur.

Kërkon pak mundim dhe pak përbërës por të mrekullon me shijen e saj freskuese.

Mund ta kombinoni me fruta të ndryshme sipas dëshirës e ta konsumoni në çdo kohë të ditës, ajo do t’ju freskojë dhe ëmbëlsojë menjëherë mendjen edhe shpirtin jo vetëm ju por edhe më të dashurve tuaj.

Përbërësit 

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4 filxhanë çaji me qumësht

4 kokrra vezë

1 filxhan çaji sheqer

Një lugë çaji vanilje

1 lugë gjelle niseshte

1 filxhan me kakao

Përgatitja 

Si fillim, zjeni qumështin dhe ta lini të ftohet pak.

Më pas, rrihni vezët bashkë me sheqerin dhe hidhini në tenxheren ku keni qumështin.

Në një tas të vogël përzieni niseshtenë me kakaon, derisa të jetë formuar një masë homogjene.

Merrni pak nga masa e qumështit shkrini niseshtenë me kakaon dhe hidheni masën në tenxheren e qumështit.

Përziejeni mirë dhe vendosini në zjarr shumë të ngadaltë duke i përzjerë vazhdimisht në mënyrë që masa të mos nisë të zjejë pasi priten vezët.

Kur masa të trashet, largoni atë nga zjarri.

Mund t’i shtoni arra apo bajame pjekura sipas dëshirës dhe vaniljen.

Vendoset në kupa ose në një tas të madh dhe pasi ftohet në temperaturë ambjenti futet në zonën e ngrirjes së frigoriferit.

Sapo të ftohet dhe të ngrijë sa duhet është gati për t’u servirur.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me reçel qershie apo luleshtrydhe, fruta të thata etj.

Për një shije edhe më fantastike, këtë akullore mund ta përdorni edhe në shoqërimin e kekëve të ndryshëm apo edhe krepave të ëmbla.

Nëse preferoni akulloren mund ta shoqëroni edhe me copëza çokollate apo biskotash të ndryshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments