Saturday, May 4, 2024
HomeLajmeAksion i madh i Policisë në Shkup, ky është emri i funksionarit...

Aksion i madh i Policisë në Shkup, ky është emri i funksionarit të BDI-së që u prangos nga forcat e sigurisë

Policia e Maqedonisë Veriore ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Shkup. Mësohet se janë arrestuar disa persona, biznesmenë, inspektorë, ndër të cilët edhe zyrtarë të BDI-së.

Burime të “Indeksonline” bëjë të ditur se në mesin e të arrestuarve është Ismet Guri.

Ai së fundi ishte i dënuar me 3 vite e gjysmë burg për parregullsi zgjedhore në rastin e Prokurorisë Speciale Publike.

Kurse, të arrestuarit, sipas raportimeve, dyshohen për vepra penale që lidhen me mashtrimin tatimor dhe pastrimin e parave.

 

 

MPB-ja e Maqedonisë V. ka konfirmuar bastisjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments