Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaAksident te FSHMN’ja, lëndohet një këmbësor

Aksident te FSHMN’ja, lëndohet një këmbësor

Një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori ka ndodhur sot para hyrjes së Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore në Prishtinë.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30, në rrugën”Eqrem Çabej”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.  Si pasojë e aksidentit këmbësori,  ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

 

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments