Friday, April 26, 2024
HomeLajmeKosovaAGK shënon Ditën e Lirisë së Shtypit, ka përkeqësim të klimës së...

AGK shënon Ditën e Lirisë së Shtypit, ka përkeqësim të klimës së të bërit gazetari në Kosovë

Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka shënuar me një tryezë diskutimi, ku u tha se klima e të bërit gazetari në Kosovë është përkeqësuar viteve të fundit.

 

Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka shënuar me një tryezë diskutimi, ku u tha se klima e të bërit gazetari në Kosovë është përkeqësuar viteve të fundit.

Rënia për 8 vende në indeksin e lirisë së shtypit, u quajt si problematike dhe se duhet të merret seriozisht për mbrojtjen e punës së gazetarëve, ndërsa edhe pandemia COVID-19 u përmend si sfidë për punën e gazetarëve në Kosovë.

Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli-Pustina, tha se klima e të bërit gazetari në Kosovë është përkeqësuar, e ajo çka është raportuar nga “Reporterët pa kufij”, tha se veçse ka qenë e ditur.

“Ne e dimë se nga viti në vit rritet numri i gazetarëve që lajmërojnë sharjet, fyerjet, kërcënimet në AGK dhe vet ne kemi qenë dëshmitar se me sa lehtësi sulmohen kolegët tanë në mes të ditës në qendër të qytetit, ku kalimtarët e rastit dhe veturat janë të shumta. Ndërkaq, si zakonisht prej organeve të drejtësisë e kemi tashmë atë fjalinë e njohur se hetimet vazhdojnë, se jemi në rrugë të mirë për të ndriçuar rastet, mirëpo të gjitha këto në të shumtën e rasteve mbeten vetëm fjalë boshe. Sulmuesit e dimë se me shumë lehtësi vazhdojnë avazin e njëjtë marrë parasysh se siç e thash më herët nën një drejtësia vonon shumë, nën dy dënimet janë qesharake, ndërkaq nën tre keqbërësit edhe pas shlyerjes së atyre dënimeve shumë të vogla kthehen pa u penguar në profesionin e tyre të cilin e kanë ushtruar para kryerjes së veprës së tyre. Klima aktuale nuk flet për një shtet me demokraci të avancuar, përkundrazi”, tha ajo.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, përmes një adresimi, tha se liria e shtypit është jetike për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie si parime kyçe të qeverisjes së lirisë dhe të demokracisë.

Ai ka përmendur si problematikë radhitjen e Kosovës në raportin e indeksit të lirisë së shtypit, ku tha se kjo ngrit shqetësimin për mjedisin në të cilin punojnë gazetarët kosovar.

Davenport u shpreh se viti 2020 ka shënuar një rritje të lajmeve të rreme, e që kryesisht lidhen me pandeminë COVID-19.

“Para 1 muaji Kosova radhitej si e 78 në raportin e Indeksit të Lirisë së Shtypit, duke pësuar rënie prej 8 pozitave nga viti i kaluar dhe duke e përfunduar një seri 5 vjeçare të përmirësimeve të ngadalta. Ky indeks ngrit shqetësimet me të drejtë të mjedisit në të cilët punojnë gazetarët, një mjedis i cili shihet si në rritje të sulmeve fizike dhe verbale, të sulmeve kibernetike dhe të mungesës së transparencës së pronësisë mediale…. 2020 ka treguar një rritje të paprecedentë të lulëzimit të lajmeve të rreme dhe të keqinformimit, sidomos të lajmeve që kanë të bëjnë me pandeminë. Prandaj, këto kohë kritike sikurse vitin e kaluar u bëjmë thirrje mediave që ta ushtrojnë ndikimin e tyre në mënyrë të përgjegjshme, sepse lajmet e rreme dhe keqinformimi e ndotin hapësirën e informimit dhe e komprementojnë cilësinë e gazetarisë dhe informimin e publikut”, tha ai.

Ai tha se situata veçse sfiduese sa i përket sigurisë së gazetarëve është përkeqësuar me shfaqjen e pandemisë COVID-19, ku tha se janë shumë të shqetësuar me ndikimin e pandemisë në qëndrueshmërinë ekonomike të profesionistëve mediatik.

Pandemia, sipas tij, ka pasur pasoja të rënda tek mediat dhe ka ndikuar në uljen e të hyrave nga marketingu, ndalimin e publikimit të gazetave të shtypura, në ulen e pagave dhe largimin e punëtorëve nga puna.

Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ulrika Richardson, tha se rënie e Kosovës për 8 pozita në indeksin e lirisë së shtypit është një alarm për vëmendje për ta rritur mbrojtjen e gazetarëve, në mënyrë që ata ta kryejnë punën e tyre pa frikë.

Richardson në tryezën e organizuar për nderë të Ditës së Lirisë së Shtypit, tha se roli i gazetarëve është shumë i rëndësishëm, e ky rol ajo tha se u vu në dukje gjatë vitit të kaluar gjatë përballjes me pandeminë COVID-199. Ajo tha se gjatë asaj kohë është vërejtur se sa më rëndësi ka qenë për të shpëtuar jetë pranimi në kohë dhe i saktë i informacioneve.

“Për herë të parë kemi parë këtë vit një rënie të Kosovës në radhitjen e lirisë së mediave dhe mbrojtjes së gazetarëve dhe e pamë këtë në dy barometra të mëdhenj që ekzistojnë globalisht Gazetarët pa kufij dhe Freedom House kanë raportuar të njëjtën dhe e pamë që për herë të parë që nga viti 2016 radhitja e Kosovës presoi rënie. Kjo nuk është lajm i mirë, absolutisht jo dhe më duhet të them që në fakt ky është një alarm që na thirr për vëmendje për të rritur mbrojtjen e gazetarëve, në mënyrë që ata ta kryejnë profesionin e tyre pa frikë nga jeta, pa frikë të diskriminimit, pa frikë të çfarëdo lloj hakmarrje. Për fat të keq ne pamë se si dhuna ka vazhduar dhe madje është rritur ndaj gazetarëve, por gjithashtu është shumë më rëndësi që të sigurojmë që kushtet institucionale janë aty”, tha ajo.

Shefi i Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit-EULEX, Lars-Gunnar Ëigemark, tha se Kosova gëzon një kornizë të mirë ligjore, por që sërish tha se ka kërcënime dhe rreziqe në punën e gazetarëve.

Edhe ai përmendi rënien për 8 vende të Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit, megjithatë tha se Kosova qëndron më lartë se disa vende të Ballkanit Perëndimor.

“Keni një kornizë të mirë ligjore, Komisioni Evropian në raportin vjetor të vitit të kaluar ka thënë se në Kosovë ekziston një peizazh vibrant aktiv pluralist i mediave, por ka kërcënime, ka rreziqe, dhe ka probleme mjaftë serioze me fushata shpifëse ndaj gazetarëve, por edhe duke i shfrytëzuar gazetarët ndaj të tjerëve. Tani si ta trajtojmë këtë, natyrisht sundimi i ligjit këtu që është një temë e përgjithshme është gjë jetike për mediat dhe ju po ashtu jeni pjesë e teksturës së sundimit të ligjit dhe mund të shohim një koleracion të qartë ndërmjet shteteve që kanë mungesë, kanë probleme, kanë mangësi me sundimit e ligjit me liri të medies. Pra, liria e medies është po ashtu edhe indeks i sundimit të ligjit, por edhe anasjelltas, besoj që edhe sundimi i ligjit, pra një gjyqësor funksional nënkuptojnë edhe media transparente, të hapura. Prandaj, ne si mision i sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë dëshirojmë të jemi më transparent, nuk kemi qenë gjithmonë kështu se ne kemi pasur një mandat ekzekutiv”, tha ai.

Ai tha se institucionet prokurorët dhe gjyqtarët duhet të hetojnë çdo kërcenim ndaj gazetarëve, kjo sipas tij është me interes për vet ata sepse ata janë menjëherë në radhë për t’u kërcënuar.

Në tryezën e AGK-së të organizuar për nderë të Ditës Botërore të Lirisë Shtypit u diskutua edhe sfidat ndaj lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve dhe zbatimin e sundimit të ligjit në luftimin e mosndëshkimeve për krimet kundër gazetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments