Saturday, May 18, 2024
HomeSportAgjenti i Ronaldos arrin në Itali, diskutohet e ardhmja e portugezit pas...

Agjenti i Ronaldos arrin në Itali, diskutohet e ardhmja e portugezit pas interesimit të Man Cityt dhe PSG-së

Jorge Mendes, agjenti i Cristiano Ronaldo ka arritur në Torino.

Sipas gazetarit Carlo Laudisa, Mendas ka arritur në Torino ku do të diskutohet e ardhmja e klientit të tij.

Ronaldo thuhet se mund të largohet nga Juventusi pasi ka interesim të fuqishëm nga Man City dhe nga Paris Saint-Germain.

Pikërisht kjo thuhet të jetë arsyeja që agjenti i futbollistit gjendet në Itali për të diskutuar rreth kësaj çështje me portugezin dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

‘Bianconerët” raportohet se janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre, shkaku i pagës së tij të lartë dhe ‘Citizens’ duken skuadra më e interesuar për të.

Gjithsesi pritet të ketë zhvillime të mëtejshme gjatë ditëve në vijim kur edhe pritet të mësohet e ardhmja e 36-vjeçarit. 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments