Wednesday, April 24, 2024
HomeBotaAeroporti më i madh në botë, projekti i “çmendur” i Dubait që...

Aeroporti më i madh në botë, projekti i “çmendur” i Dubait që do të kushtojë 33 miliardë dollarë

Dubai ka dëshmuar prej kohësh se po përgatitet për… gjëra të mëdha. Ndërtimet më të mëdha në planet po zhvillohen aktualisht në metropolin e famshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pavarësisht nëse po flasim për ishuj artificialë apo rrokaqiejt me muzeume dhe hotele, Dubai po përjeton një “bum” zhvillimi të përqendruar gjithmonë në turizmin luksoz. Mega projekti i fundit është Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum, “metropoli i aeroportit” i parë në botë që do kushtojë 33 mld $.

Aeroporti i madh po ndërtohet për të thyer rekorde, duke synuar të bëhet aeroporti më i madh në botë deri në vitin 2050, me një kapacitet deri në 255 milionë pasagjerë në vit.

I njohur gjithashtu si Dubai World Central, aeroporti në Jebel Ali përfshin 35,000 hektarë. Për krahasim, Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelosit shtrihet në 3,500 hektarë, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy (kapaciteti 29 milionë pasagjerë në vit) përfshin 4,930 hektarë./A2CNN

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments