Friday, May 17, 2024
HomeLajmeAeroporti i Vlorës/ Rama nxjerr pamjet: Shtrohet dyshemeja

Aeroporti i Vlorës/ Rama nxjerr pamjet: Shtrohet dyshemeja

Ka filluar puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet nga zona ku do ndërtohet aeroporti.

“Punë e paqme për krijimin e “dyshemesë” së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pjesa më delikate e punës për ndërtimin e aeroporteve ” shkruan Rama.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është një projekt 10 km në veri të qytetit të Vlorës në Shqipëri. Ky do të jetë aeroporti i tretë ndërkombëtar në Shqipëri pas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit. Përveç ndërtimit të aeroportit, projekti përfshin një marinë dhe kantier agroturizmi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments