Thursday, May 16, 2024
HomeSportAdeyemi nuk përjashton Barcelonën: Është nga klubet më të mira, jam krenar...

Adeyemi nuk përjashton Barcelonën: Është nga klubet më të mira, jam krenar që më dëshirojnë

Karim Adeyemi ka komentuar për herë të parë interesimin e Barcelonës për të.

 

Anëtari i Salzburg është në mesin e lojtarëve më të pëlqyer të Xavi Hernandez. Trajneri dëshiron transferimin e tij për krahët e sulmit.

Karim Adeyemi ka dhënë tani komentet e tij, duke mos hedhur poshtë mundësinë që t’i bashkohet skuadrës që sipas tij është në mesin e më të mirave në botë.

“Barcelona janë në mesin e klubeve më të mira në botë, unë ndihem krenar që ata më duan mua”, ka thënë ai.

“Barca në të ardhmen time? Sigurisht. Është një top skuadër dhe nëse unë vendosi që në një pikë të ndërroj skuadër, ajo mund të jetë shansi”, ka shtuar gjermani.

Adeyemi ka shkëlqyer me skuadrën e Salzburg duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments