Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaAbstenimi i Ukrainës, kush kishte meritat?

Abstenimi i Ukrainës, kush kishte meritat?

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës ka kaluar fazën e parë.

Ky vendim është përshëndetur nga krerët e vendit, por edhe nga partitë opozitare.

Kësisoj, Komiteti i Ministrave e ka kaluar këtë aplikim të Asambleja Parlamentare.

Raportohet se 7 shtete ishin aplikimit të Kosovës dhe ajo që bie ne sy është se Ukraina nuk ka kundërshtuar.

Dihet se ky shtet tradicionalisht ka votuar kundër nismave të Kosovës për shkaqe të brendshme të saj. Mirëpo, pas angazhimit të presidentes Vjosa Osmani duket që pozicioni i tyre ka lëvizë në drejtim të përkrahjes dhe njohjes.

Siç shihet edhe nga fotot Presidentja ka qenë e angazhuar me ushtarët, gratë refugjate si dhe gazetare e aktivistë të ndryshëm. Poashtu me iniciativën e Osmanit, Kosova ka qenë në mesin e vendeve të para të cilat i vuan sanksione Rusisë.

Kujtojmë se sot në  KE, Ukraina dhe Moldavia kanë abstenuar.

 

PROMOTED CONTENT
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments