Saturday, November 9, 2024
HomeLajmeKosovaAbrashi i VV’së bën thirrje publike që të gjithë deputetët t’i bashkohen...

Abrashi i VV’së bën thirrje publike që të gjithë deputetët t’i bashkohen VV’së njëjtë si Adelina Grainca

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të opozitës t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje

Deklarata e tillë erdhi derisa në diskutim ë sipër po flitej për kalimin e ish-deputetes së PDK’së, Adelina Grainca, në grupin parlamentar të VV’së, në mesin e rundi të parë dhe të dytë kur po votohej për presidentin në Kuvend.

“Vetëvendosje do të vazhdojë t’i takojë deputetët e Kuvendit të Kosovës, ne do të vazhdojmë të mbajmë kontakte më ta. E kemi për obligim komfort mandatit që kemi. Përkundër asaj që qeveria i ka numrat”, ka thënë Abrashi.

Autori i emisionit e pyeti Abrashin se “Do t’i takoni që t’i bindi të kalojnë në Vetëvendosje?”.

Tutje, ai tha se shumë mirë do të ishte nëse të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i bashkoheshin VV’së. Madje për diçka të tillë Abrashi bëri thirrje publike.

“Nëse do të vije puna që më ardhë në Lëvizjen Vetëvendosje, kjo do të ishte shumë ë mirë. Janë të mirëseardhur secili deputet në radhët tona. Bile bile u bëj thirrje edhe atyre zërave të ndrydhur që janë brenda atyre grupeve parlamentare që të reflektojnë. Unë e di që ata janë në presion të jashtëzakonshëm, nga subjektet ë tyre, që të mos e pranojnë faktin që në Kosovë kanë ndryshuar rrethanat politie dhe që një deputet i Kuvendit të Kosovës të punojë dhe të veprojë që është ndërtuar pas 14 shkurtit, por ta dinë që dera është gjithmonë hapur në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Abrashi në Dukagjin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Shpallje të pavlefshme

Shpallje të pavlefshme

Recent Comments