Monday, May 20, 2024
HomeLajmeKosovaAbdixhiu pas takimit me Osmanin: Rekomanduam datën 31 tetor, jam optimist për...

Abdixhiu pas takimit me Osmanin: Rekomanduam datën 31 tetor, jam optimist për rezultatin e zgjedhjeve lokale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar para mediave pas përfundimit të takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani lidhur me caktimin e datës për zgjedhjet lokale në vend.

 

Abdixhiku deklaroi se fundi i tetorit do të ishte më e i konvenueshëm për të gjithë.

“Rekomandimi i yni ishte që 31 tetori për shkak të organizimit më të mirë rreth zgjedhjeve për shkak se jemi në pandemi duhet të kalojë edhe një kohë për trajtimin vaksinimit e rimëkëmbjen ekonomike. Mendoj se çdo datë tjetër është e pranueshme dhe për LDK që i përfarohet muajit të tetorit dhe fundit të saj.Ne i propozuam dhe kërkuam nga presidentja që 31 tetorin të shpallë datë të zgjedhjeve”, tha Abdixhiku.

Tutje ai theksoi se sa i përket rezultateve në zgjedhje nacionale nuk dolën mirë por prej datës së atyre zgjedhjeve e në katër muajt e ardhshëm do të ketë reforma e ndryshime që t’u kthehet besimi i qytetarëve drejt LDK-së.

“Jam jashtëzakonisht optimist që rezultati i zgjedhjeve të tetorit do të jetë rezultat që i jep diferencën edhe rikthimin e LDK-së për atë që po presim, por puna vazhdon edhe pas atyre zgjedhjeve. Po bëjmë vlerësimet në degë, por bëjmë publikimin e kandidatëve më herët, po u japin mundësi njerëzve që duan të angazhohen në LDK, do të dalim me program të mirë. Kemi në drejtim të komunave ku po bëjnë punë të shkëlqyeshme dhe jemi të bindur se zgjedhjet lokale tashmë qytetarët i kanë të përcaktuara”, theksoi Abdixhiku.

“Unë pres nga kryeministri Kurti që të bëjë të qartë në formë të shkruar pozicionin e tij rreth dialogut tani është kryeministër ka shumicën parlamentare ka shumë mundësi të shtrojë agjendën e tij dhe ne do të kërkojmë raportim në Parlament si opozitë.Edhe platformën politike të tij pres të diskutojë me të zgjedhurit e popullit në Kuvend”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments