Sunday, April 28, 2024
HomeLajmeKosovaAbdixhiku takon delegacionin e deputetëve të Parlamentit Evropian

Abdixhiku takon delegacionin e deputetëve të Parlamentit Evropian

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar, delegacionin e eurodeputetëve të cilët janë pjesë e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e nesërme.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, bashkë me anëtarë të Kryesisë ka pritur në vizitë një delegacion eurodeputetësh nga Parlamenti Evropian të udhëhequr nga Raportuesja për Kosovën, znj. Viola von Cramon, të cilët do të jenë pjesë e Misionit Vëzhgues të BE- së për zgjedhjet lokale. Eurodeputetët shfaqën interesimin e tyre për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet dhe uruan për mbarëvajtjen e tyre. Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për prezencën e misionit vëzhgues në monitorim të zgjedhjeve duke theksuar nevojën për një proces fer e demokratik”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka udhëhequr delegacionin të cilët janë interesuar për përgatitjet e LDK-së për zgjedhje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments