Saturday, May 4, 2024
HomeLajmeKosovaAbdixhiku: Ta ruajmë standardin e demokracisë pasi vetëm ashtu jemi fitues të...

Abdixhiku: Ta ruajmë standardin e demokracisë pasi vetëm ashtu jemi fitues të gjithë

Uroj që kjo ditë të ruaj standardin e demokracisë të ndërtuar tash e sa kohë, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi votoi në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Abdixhiku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij.

Para medieve, ai tha se kjo është ditë e veçantë për Kosovë.

“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën, është ditë e demokracisë, ditë ku vendimmarrja kalon te qytetarët. Falënderoj të gjithë zyrtarët e zgjedhjeve qe po kujdesen që kjo të jetë ditë e mirë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, e ky proces të ruaj standardin e lartë që e kemi ndërtuar tash e sa kohë, në këtë standard fitues është Kosova, fitues janë të gjithë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments