Tuesday, May 7, 2024
HomeLajmeKosovaAbdixhiku pas takimit me Escbar dhe Lajçak: Po futemi në një situatë...

Abdixhiku pas takimit me Escbar dhe Lajçak: Po futemi në një situatë shqetësueses për Kosovën dhe të pa qartë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhku, pas takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se situata aktuale në Kosovës është shqetësuese dhe e pa qartë për shkak të raportit në mes Qeverisë së Kosovës me aleatët e saj.

“Po futemi në një situatë bukur shqetësueses për Republikën e Kosovës dhe për më tepër, të pa qartë”.

“Shqetësues për shkak të gjendjes së relacioneve që Kosova ka me aleatët e saj”, ka thënë Abdixhku.

Më tej, kreu i LDK-së ka treguar pse situata është e pa qartë.

“Mungesë të planit dhe gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës [Albin Kurtit] për dakordim me aleatët e Kosovës”.

“Në këtë fazë të Kosovës, Republikës tonë, qytetarëve tanë i mbetet t’i shohin edhe pasojat që mund të vijnë nga një relacion i tillë. Në radhë të parë nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe NATO”, ka shtuar ai.

Abdixhiku ka përfunduar se LDK-ja e ka shumë të vështirë ta pranojë një raport të tillë ku Qeveria e Kosovës nuk ka relacion të mirë me aleatët e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments