Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeAbdixhiku iu mëshon dy zv/ministrave: Hyseni s’i di gjërat, ata që flasin...

Abdixhiku iu mëshon dy zv/ministrave: Hyseni s’i di gjërat, ata që flasin për vaj në tepsi…

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nuk i di gjërat, pasi u pyet për ta komentuar deklaratën e këtij të fundit i cili tha se MI udhëhiqej nga Pal Lekaj edhe kur Abdixhiku ishte ministër.

Ai përmendi shkarkimet e sekretarëve të përgjithshëm, ndërsa kujtoi se kryeministri Albin Kurti i kishte thurur lavde ministrisë së udhëhequr prej tij në 100 ditëshin e Qeverisë LVV-LDK.

“Janë të pavërteta sepse nuk i njeh Hyseni këto çështje. S’ka qenë aty kur i kam marrë atëherë vendimet bashkë me partnerët e koalicionit për t’i shkarkuar të gjithë sekretarët e përgjithshëm të përfshirë në këtë proces. Nuk i di gjërat ai”, tha Adixhiku në ATV.

“Meqenëse nuk i di këto gjëra, edhe nuk meriton përgjigje”, theksoi ai.

Kryetari i LDK-së foli pak edhe për zëvendësministrin tjetër, atë të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili tha se shpejtësia e punëve që kryhen në këtë dikaster “mund të krahasohet me shpërndarjen e vajit në tepsi”.

Abdixhiku tha se është paradoksale se si MD-ja merr merita për arrestime, ndërkohë që ato i urdhëron prokuroria dhe gjykata.

“Unë jam i bindur që ata që flasin për vaj në tepsi nuk e kanë idenë se si funksionon sistemi i drejtësisë. Jam i bindur për këtë”, tha Abdixhiku.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments