Wednesday, April 24, 2024
HomeLajmeKosovaAbdixhiku: Dëshmorët e Koshares na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për...

Abdixhiku: Dëshmorët e Koshares na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për liri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Koshare në përkujtim të 22 vjetorit të Betejës së Koshares.

 

Pasi vendosi kurora lulesh në kompleksin memorial “ Dëshmorët e Koshares”, Abdixhiku tha se 113 dëshmorët e kësaj beteje na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për liri dhe kontribut për shtet.

“Ne sot këtu kujtojmë të rënët, falënderojmë të gjallët, mbi të gjitha kujtojmë sakrificën e ushtarëve të UÇK-së në altarin e lirisë, Agimi me shokë, Saliu, Xhemajli, Aliu e Abazi dhe plotë të tjerë, të 113 dëshmorët e Koshares na kujtojnë sot sa e vlefshme është sakrifica për liri dhe kontributi për shtet. Nga këtu na dhënë obligim dhe zë të ndërtojmë vendin tonë të shenjtë”, tha ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments