Monday, April 29, 2024
HomeTop LajmetA po e kritikon Arben Vitinë anëtari i VV’së?

A po e kritikon Arben Vitinë anëtari i VV’së?

Ish-zëvendësministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti I dhe anëtari i VV’s, Avni Zogiani, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ për rëndësinë që ka komunikimi me publikun.

Ky reagim i tij ka ardhur pas tollovisë së madhe të krijuar në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” nga qytetarë të shumtë të cilët ishin grumbulluar në hyrje të qendrës dhe shtyheshin se kush të futej më përpara për t’u vaksinuar, shkruan Express.

Ai thotë se marrëdhënia me publikun duket i lehtë në shikim të parë dhe ia mësynë gjithkush për të bërë një punë të tillë, megjithatë thotë se nëse dështon në këtë fushë atëherë “të pëlcet si bomba e trajtuar me tahmin”.

“Marredhanja me publikun eshte zanate qe veç ne sy te pare duket i thjeshte, e prandaj ia mesyen gjithkush me e ba… por deshtimi ne kete pike pelcet si bomba e trajtume me tahmin!”, ka shkruar Zogiani.

Ministria e Shëndetësisë është kritikuar sot për mungesë të komunikimit të drejtë me publikun për t’i njoftuar detajisht për procesin e vaksinimit, gjë që çoi në grumbullin e madh të njerëzve tek “1 Tetori” dhe nxiti reagime të shumta të opinionit publik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments