Tuesday, May 14, 2024
HomeLajmeKosovaA ka bërë Vuçiq kërkesë për vizitë në Kosovë, flasin nga MPJD

A ka bërë Vuçiq kërkesë për vizitë në Kosovë, flasin nga MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD ka mohuar deklarimet, se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që të vizitojë Kosovën.

Këshilltari për media në MPJD,  Leutrim Sahiti, tha se nuk ka një kërkesë të tillë nga Vuçiqi.

“Ju konfirmojmë që deri më tani MPJD-ja, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë në Republikën e Kosovës nga përfaqësuesit e autoriteteve nga Beogradi, respektivisht z. Vuçiq”, ka thënë Sahiti për RTK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments