Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaA do të merren në pyetje Rama e Meta? Kreu i SPAK...

A do të merren në pyetje Rama e Meta? Kreu i SPAK nga Shkodra: Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë

Kreu i SPAK, Altin Dumani nga Shkodra në një takim mbi luftën kundër korrupsionit ai siguroi se SPAK ka kapacitetet për t’u përballur me grupimet e strukturuara kriminale.

“Kemi dhe prova. Ne po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë. Është e lodhshme e vështirë, por ne po e bëjmë pavarësisht emrit apo pushtetit që kanë pasur individët. Në SPAK kemi ndryshuar filozofinë e kërkimit të provës me metoda speciale”, u shpreh ai.

“Për të qenë të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit duhet legjislacion i mirë dhe struktura të specializuara dhe këto struktura duhet të kenë pavarësi. Ne kemi pavarësi totale e garantuar nga Kushtetuta. Nuk kemi marrëdhënie varësie me pushtetet e tjera. Por gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës. Mund të jesh i pavarur, por zgjedh të flirtosh me pushtetin”, vijoi ai.

Dumani u pyet nëse a do të thirret Ei Rama për t’u pyetur për çështjen McGonigal?

“Objektivat janë që pas 5 vitesh SPAK të ketë dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, dmth që zyrtarët e nivelit të lartë do merren në përgjegjësi penale, objektiv i arritshëm.

Kemi vështirësi shumë, shpresoj në rritjen e numrit të prokurorëve dhe hetuesve. Kemi shumë vështirësi në hetim. Nuk bëjmë gjëra të paimagjinueshme, bëjmë detyrën tonë.

Për SPAK nuk ka rëndësi emri, por provat. Ne si strukturë jemi të vëmendshëm ndaj publikimeve në media. Presionet politike nuk na bëjnë përshtypje. E kemi zgjedhur ta bëjmë këtë punë. Mua nuk më shqetëson fare.

E kemi ditur se do ndeshemi me keto situata dhe mua nuk më bën pershtypje por as prokurorëve dhe problemi është nese retorika politike kthehet ne diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar”.”, tha ai,

Eshtë pyetur edhe për hetimet ndaj Ilir Metës dhe se në çfarë faze jane?

Dumani: Çështje nën hetim dhe nuk mund të jap të dhëna.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments