Tuesday, April 30, 2024
HomeLajmeKosovaFlet 101 vjeçarja nga Prizreni që u vaksinua për COVID-19: Po e...

Flet 101 vjeçarja nga Prizreni që u vaksinua për COVID-19: Po e marrin krejt, pse të frikësohem?

Naile Memaj, 101 vjeçare nga Zhuri i Prizrenit u vaksinua të premten me kurën anti COVID-19, në njësinë e vaksinimit në Prizren.

Kësisoj, kjo grua prej një shekulli jetë është edhe pacientja më e vjetër deri më tani që është imunizuar në këtë komunë.

Plaka 101 vjet tregon se nuk  ka hezituar për ta marrë këtë vaksinë.

“Jo, nuk jam frikësuar. Kur po e marrin krejt, pse të frikësohem”, thotë Naile Memaj.

Pos dhimbjes së krahut, vaksina nuk i ka dhënë as edhe një reaksion tjetër. Derisa mjeku Arsim Berisha thotë se veprimi i 101-vjeçares është inkurajues edhe për të tjerët.

Kjo grua një izolim të ngjashëm ndonëse jo shëndetësor e kishte përjetuar edhe disa dekada më herët, në periudhën kur ishte mbyllur kufiri Shqipëri-Kosovë, dhe familjarët e vendlindjen e saj, Morinën e Shqipërisë nuk i kishte parë për 50 vjet.

“Kur kam shkuar për herë të parë s’e kam njohur askënd, veç dajën”, tregon 101-vjeçarja Naile Memaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments