Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se është nënshkruar protokolli për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Kjo është bërë më 17 tetor në Vjenë ku u mbajt sesioni gjashtë i Komisionit të Përbashkët për Marrëdhëniet Ekonomike Bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutuan fusha të rëndësishme si zhvillimi industrial, investimet, energjia e ripërtëritshme, digjitalizimi, inovacioni dhe arsimi profesional.
“Nënshkrimi i Protokollit shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset e të dyja vendeve”, thuhet nga ambasada e Kosovës në Austri.

