Monday, October 12, 2026
HomeLajmeKosovaNgjarja e rëndë në Pogragjë të Gjilanit, dorasi ndodhet ende në arrati

Ngjarja e rëndë në Pogragjë të Gjilanit, dorasi ndodhet ende në arrati

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Pogragjë të Gjilanit mbrëmjen e së dielës.

Një person mbeti i vrarë, vetëm pak ditë pas tragjedisë ku u privuan nga jeta motër e vëlla.

Viktima është i moshës rreth 29 vjeçare, kurse dorasi pas kryerjes së veprës është arratisur.

Nga policia në Gjilan kanë bërë të ditur se i dyshuari ende nuk është arrestuar.

Valon Osmani nga Policia e Gjilanit ka konfirmuar për Sinjali se i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi më 11 tetor, rreth orës 19:30, në fshatin Pogragjë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën një 29-vjeçar.

I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa sipas konfirmimit të fundit të Policisë për Sinjalin, ai ende nuk është arrestuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments