Monday, June 29, 2026
HomeLajmeKosovaKQZ në pritje të përfundimit të afatit të ankesave para certifikimit të...

KQZ në pritje të përfundimit të afatit të ankesave para certifikimit të rezultateve zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po pret përfundimin e afatit për paraqitjen e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të shpallura më 27 qershor 2026.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se afati për ankesa përfundon sot, të hënën (29 qershor 2026) në orën 12:00.

Sipas tij, nëse nuk paraqitet asnjë ankesë, KQZ-ja do të procedojë menjëherë me certifikimin e rezultateve dhe me përmbylljen e kësaj faze të procesit zgjedhor.

“Nëse nuk do të ketë ankesa, KQZ-ja është e gatshme të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe përmbylljen e procesit zgjedhor sa i përket kësaj pjese”, ka deklaruar Elezi.

Ai shtoi se në rast të ankesave, institucionet përkatëse, përfshirë Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykatën Supreme, do të trajtojnë rastet përkatëse, ndërsa KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e tyre përpara certifikimit të rezultateve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments