Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke zhvilluar konsultime për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Sipas Hazirit, qëllimi i këtyre bisedimeve është sigurimi i funksionalitetit institucional dhe arritja sa më e shpejtë e një zgjidhjeje që mundëson krijimin e organeve më të larta shtetërore.
Ai theksoi se palët janë në diskutime aktive dhe se ekziston nevoja që brenda afatit të mbetur të arrihet një marrëveshje në interes të vendit.

