Monday, March 16, 2026
HomeLajmeKosovaI plagosuri nga të shtënat në Gjakovë në gjendje stabile

I plagosuri nga të shtënat në Gjakovë në gjendje stabile

Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në mëngjesin e sotëm në Gjakovë është në gjendje stabile shëndetësore.

Nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” kanë bërë të ditur se i plagosuri po merr trajtim mjekësor në repartin e emergjencës dhe gjendja e tij aktualisht është stabile.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshia e Vjetër e Gjakovës, ku sipas informatave të para pronari i lokalit, pas një mosmarrëveshjeje me një klient, ka përdorur armën e zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër është plagosur dhe është dërguar për trajtim në spital.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka deklaruar për teve1.info se i dyshuari është identifikuar dhe është person i njohur për policinë, por aktualisht ndodhet në arrati.

Sipas tij, njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit, ndërsa në vendin e ngjarjes po zhvillohen procedurat e nevojshme hetimore nën mbikëqyrjen e prokurorit të shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments