Gjykata Kushtetuese po procedon kërkesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Pas vendosjes së masës së përkohshme nga kjo gjykatë, zëdhënësi i saj, Veton Dula, bëri të ditur se sot përfundon afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interesit.
“Kjo lëndë është duke u proceduar. Afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interesit në këtë rast përfundon më 11 mars 2026,” tha ai

