Friday, September 26, 2025
HomeBota11 të vrarë nga sulmi izraelit në një shtëpi me persona të...

11 të vrarë nga sulmi izraelit në një shtëpi me persona të zhvendosur në Gaza

Një sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie ku ishin strehuar persona të zhvendosur në pjesën qendrore të Gazës la të vdekur të paktën 11 njerëz të enjten, i tha agjencisë së lajmeve AFP zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, e cila drejtohet nga Hamasi.

Izraeli e ka intensifikuar ofensivën ndaj enklavës së shkatërruar palestineze në javët e fundit, duke detyruar qindra mijëra njerëz që të ikin, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“Njëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe shumë të tjerë janë zhdukur ose janë plagosur, pasi një sulm ajror izraelit vuri në shënjestër një shtëpi… ku po strehoheshin njerëz të zhvendosur në veri të Al-Zawaidas në Rripin qendror të Gazës” – tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmud Bassal.

Shërbimet emergjent thanë se në mesin e të vrarëve ishin shtatë fëmijë dhe trupat e tyre u dërguan në një spital afër vendit të sulmit.

Numri i viktimave nuk mund të vërtetohej në mënyrë të pavarur dhe nuk pati koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments