Sunday, December 7, 2025
HomeBotaFranca pritet ta njohë sot shtetin e Palestinës

Franca pritet ta njohë sot shtetin e Palestinës

Franca pritet që sot, më 22 shtator, të shpallë njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, një hap që do të përbënte një zhvillim të madh diplomatik në skenën ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe sekretari i parë i Partisë Socialiste, Olivier Faure, i cili ka kërkuar që në këtë ditë historike, flamuri palestinez të ngrihet në të gjitha komunat franceze si akt simbolik i mbështetjes.

Mirëpo kjo nismë ka hasur në kundërshtimin e Ministrisë së Brendshme, e cila ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë masa penale ndaj kryebashkiakëve që vendosin të lyejnë godinat komunale me ngjyrat e flamurit palestinez.Pavarësisht kësaj, Faure i ka bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron që të mbajë një qëndrim të qëndrueshëm e të qartë para komunitetit ndërkombëtar dhe të mos ndalet përballë presioneve të brendshme politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments