Friday, September 26, 2025
HomeLajmeKosovaNgritet aktakuzë kundër 32 personave për dëmtim të intitiucioneve financiare në vlerë...

Ngritet aktakuzë kundër 32 personave për dëmtim të intitiucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 38 të pandehurve për dëmtimin e institucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë eurosh.

Në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria, thuhet se të pandehurit akuzohen për hyrje në sisteme kompjuterike, falsifikim të dokumenteve, lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të rremë, si dhe keqpërdorim të kartelave të bankës apo të kreditit.

Lidhur me rastin, raportohet se janë dëmtuar katër institucione financiare.

“Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër institucione financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth 300,000 euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments