Monday, May 5, 2025
HomeLajmeKosovaGjuajte me armë zjarri në një aheng familjar, shoqërohet në polici një...

Gjuajte me armë zjarri në një aheng familjar, shoqërohet në polici një person

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:30, gjatë patrullimit në fshatin Begrac, policët  kanë dëgjuar dy të shtëna armësh që vinin nga një aheng familjar.

Menjëherë policët kanë reaguar dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje është identifikuar personi F. S., 35 vjeç, i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, të cilën e kishte me leje.

Arma është konfiskuar (pa municion), ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim nga njësia e hetimeve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar të iniciohet rasti për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.Pas intervistimit, personi është liruar, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments