Friday, November 1, 2024
HomeBotaCarla Del Ponte: Vladimir Putinin është kriminel lufte, të lëshohet urdhëarrest

Carla Del Ponte: Vladimir Putinin është kriminel lufte, të lëshohet urdhëarrest

Ish-Kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte, ka kërkuar që të lëshohe një urdhër arrest kundër Vladimir Putinit pas luftës që ka nisur në Ukrainë. Kështu ka thënë Ponte në një intervistë për Le Temps.

Ajo e ka quajtur Putinin edhe kriminel lufte.

“Putin është kriminel lufte”, ka thënë Del Ponte.

Ish-kryeprokurorja ka thënë se lëshimi i urdhërarrestit nuk do të nënkuptonte që domosdoshmërisht Puitin do të arrestohej, por thotë e ai është i vetmi instrument që lejon të arrestohen autorët e krimeve të luftës dhe të nxirren para Gjykatës.

“Është instrumenti i vetëm që kemi që na lejon të arrestojmë autorët e krimeve të luftës dhe t’i nxjerrim ata përpara Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale (ICC),” tha del Ponte, duke pranuar se vetëm urdhri nuk do të thoshte domosdoshmërisht se Putini do të arrestohej

Ponte tutje shton se nëse Putin qëndron në Rusi atëherë arrestimi i tij s’do të ndodhë, por urdhri për arrest do ta ndalonte atë që të udhëtonte jashtë shteti.

“Nëse ai qëndron në Rusi, nuk do të ndodhte kurrë. Por urdhri do ta pengonte atë të largohej nga vendi dhe do të ishte një sinjal i fortë se ka shumë shtete kundër tij”, shpjegoi Del Ponte./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments