Videot e postuara në faqen e Facebook të autoritetit lokal treguan një turmë të madhe që mbante flamuj ukrainas duke bllokuar rrugën të mërkurën në mëngjes, transmeton IndeksOnline.
Për bllokimin e rrugës po përdoreshin edhe kamionët e plehrave, shkruan CNN.
Dmytro Orlov, kryebashkiak i Enerhodarit, tha në faqen e tij në Facebook: “Ne përcollëm qëndrimin e qytetit tonë dhe banorëve të tij se ZNPP [Central Bërthamore Zaporizhzhia] është nën mbrojtje të besueshme, se punëtorët e tij dhe banorët e Enerhodar janë nën flamujt ukrainas. ”
“Të gjitha shërbimet komunale janë duke punuar në gjendje emergjente. Askush nuk do të dorëzojë qytetin. Njerëzit janë të vendosur”, shtoi Orlov.

