Wednesday, May 14, 2025
HomeBota7 të vdekur nga sulmi me raketa në Kharkiv, mesin e tyre...

7 të vdekur nga sulmi me raketa në Kharkiv, mesin e tyre edhe një fëmijë

Sulmi i sotëm rus me raketa në qendër të Kharkiv la të vdekur 7 persona dhe 24 të tjerë mbetët të plagosur.

Sulmi raketor rus goditi Sheshin e Lirisë në Kharkiv mëngjesin e 1 marsit, duke dëmtuar ndërtesën e administratës së Rajonit të Kharkiv, shkruan The Kyiv Independent.

Midis personave të plagosur është një fëmijë, sipas guvernatorit të rajonit të Kharkiv, Oleh Synehubov.

Kujtojmë se sot po shënohet dita e gjashtë prej kur Ukraina u sulmua nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre. Rusia është bërë edhe më agresive në 24 orët e fundit. Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments